Sunday, March 1, 2015

Miq?
Pjesa e III
"Tani duhet te ikim , u be vone, prinderit tone duhet te jene bere merak:- tha Adea
Vajzat preken deren per te dale, por ne momentin kur ato preken deren, dikush doli nga ajo shtepia e  huaj! Ishte .... .ishte... nje burre.....dhe....dhe nje vajze, dhe ajo vajza ishte.... Robena! Armikja e tyre me e madhe! Vetem Dianes i kishte mbetur kapela ne koke, prandaj vetem asaj nuk i dukeshin floket. Ndersa tri vajzat e tjera ishin pa kapela e kapuqa , prandaj edhe i'u kishin shfaqur floket.Robena bertiti :
-Hajdutet babi!
Babai i saj vrapoi ne drejtim te tyre, mirepo vajzat qene me te shpejta hapen deren me shpejte dhe u larguan para tij.Vrapuan e vrapuan , perpos Adeës, e cila me kembe te vrare mezi vraponte.Babai i Robenes i ndoqi shume pak, pasiqe e pengonte mbipesha! Vajzat e ndihmuan Adeen e derguan ne shtepi.Adea u be kinse nuk kishte ndodhur asgje, prandaj ne shtepi nuk i tregoj asnjera prej shoqeve familjes se tyre se qfare kishte ndodhur.Te nesermen shkuan ne shkolle.Ato ishin ne klase tenente. Rita shkoj ne klase te vet ndersa tri vajzat tjera ne klase te tyre.Hyri arsimtarja, mirepo mbas saj hyne edhe kater djem.U duken te njofshem per tri vajzat e tjera.....dhe ishin te njofshem....ishin kater djemte qe i kishin pare dje mberma! Po si ishte e mundur te ishin ata?!Vajzat kishin shkuar ne nje lagje me te larget, qe nuk kishin shkuar kurre me pare , por e njifnin ate lagje.Mbase ne ate lagje paskan banuar ata djem! Por atje ishte nje shkolle , ndoshta ata vijonin atje shkollen , pse erdhen deri ketu?! Po qfare sikur t'i njifnin vajzat?! O Zot qdo gje ishte peshtjellur per to! Djemte hyne ne klase dhe u prezantuan.Arsimtarja ua gjeti nje vend te uleshin: Adea u ul me Diogjenin,Dea me Mergimin, Diana me Drenin dhe Robena me Amarin.Te katerit folen me vajzat pa i njoftur fare.Vajza u flisnin te skuqura.Pasi u krye ora te gjithe u afruan te bankat e atyre djemve t'i pyesnin se nga vinin apo kush ishin me saktesisht. Gjysma e klases i njifte, ata kishin qene te famshem.Pastaj kur disa i pyeten se pse ata kishin ardhur nga ajo shkolle ne kete tjetren ,ata thane se ishin shperngulur.Pastaj pas 2 oreve te tjera ra zili per pushimin e gjate.Te gjithe dolen jashte ne pushim,te tria vajzat shkuan ne paralelen e Rites dhe i treguan gjithqka.Ajo mbeti e shtangur sikurse ato ne fillim.Pastaj u qetesuan kur ia perseritnin vetes faktin se djemte nuk i njifnin ato. Te katertat dolen se bashku ne pushim.Te kater djemte gjithashtu dolen ne pushim.Ata flisnin me te gjithe.Diogjeni ishte i vetmi i cili kishte qene me larg djemve te tjere.Adea bashke me tri shoqet e tjera kaluan afer tyre si rastesishem. Adea qe me afer Diogjenit.Robena kaloi afer Adees dhe e shtyu me qellim qe ta rrezonte, por Adea pasi deshi te rrezohej ,ra ne duart e Diogjenit! Prape qe momenti kur ata te dy pane njeri-tjetrin ne sy.Diogjeni kishte pasur sy te gjelber dhe Adea sy te kafte, por prape se prape te bukur. Askush nuk i pa ata te dy. Diogjeni e shikoi ne sy dhe pastaj buzeqeshi, te njejten gje beri edhe Adea.Robena dhe tri vajzat e tjera ishin te vetmet qe e pane ate skene romantike....Robena u mundua ta turperonte Adeen para djemve por siq duket nuk ia arriti qellimit....Diogjeni i tha Adees:
-Me duket....me duket se te kam pare diku...
Vazhdon.....

No comments:

Post a Comment