Saturday, February 28, 2015

Miq?
Pjesa II
Diana dhe Dea shikojne njera tjetren , te njejten gje bejne edhe Adea dhe Rita. Diana , qe dinte ta bente zerin si nje djale, tha :
-Po pse sherr?
-Ne jemi djem apo jo? Djemte duan vetem sherr.
-Por jo ne. -ia ktheu Diana
-Po si quheni ju , kush jeni ju saktesisht?
-Ne.... ne jemi...... epo ne....... jemi Dioni,Diu, Adeu dhe Riti.... *shtremberon fytyren*
-Kush? Qfare emrash jane keta?! *Amari afrohet pak ne drejtim te tyre*
*Te katertat u larguan nje hap me pak*
-Pse po largoheni? - i tha Diogjeni
-Ne.....
-Por ju ..... juve nuk ju kam pare kurr ketej rrotull, mos jeni gje te ardhur?
-.............
-Ju.... ju jeni vajza! - bertiten Mergimi dhe Dreni njezeri.
Ato filluan te vraponin.Djemte vrapuan pas tyre.Deës i ra kapela duke vrapuar,Rites kapuqi dhe Adeës.....Adeës me e keqja! U rrezua dhe....dhe..... dhe bertiti si nje vajze, pasiqe ishte edhe nje e tille! Diogjeni qe i pari, dhe e pa qe u rrezua Adea. Ai u ul afer saj dhe e pa ne sy.Ai pa fytyren e saj, e pa se ishte vajze.Kemba i'u kishte mbushur me gjak, ishte rrezuar keq.Ai i tha:
-Mos ke frike, une do ta rregulloj kete.
Mori nje faculete nga xhepi dhe ia pastroi plagen dhe ne fund ia mbeshtolli me nje faculete tjeter. Tre djemte e tjere ishin larg tyre nje meter , gjithashtu edhe tri vajzat e tjera ishin afer tre djemve te tjere, pasiqe ishin ndalur kur u rrezua Adea.Pasi ia pastroi palgen e ndihmoi te zgjohet.Adea,gjate kohes kur ai ia pastronte plagen,e shikonte dhe e verejti se ai ishte shume i pashem, dhe kur e ndihmoi te zgjohet, kur u kap per krahu te tij,ajo e verejti se ai gjithashtu kishe edhe muskuj,si 14 vjeqar!Gjashte te tjeret vetem ishin ndalur dhe po i shikonin. Ajo u ngrit.Pastaj Diogjeni i ndihmoj te shkoi deri ne shtepi te saj, dhe rruges ata filluan t'i pyesnin vajzat se perse ishin veshur si djem. Ato u pergjigjen se kishin pasur deshire te dilnin naten dhe te gjuanin petarde.Mirepo kishin pasur frike te dilnin vetem pasiqe ishin te rrezikuara per arsye se ishin vajza , prandaj vendosen te dilnin si djem, pasiqe djemte nuk ishin kurre te rrezikuar nga askush.Djemte buzeqeshen dhe thane se ishte nje ide mjafte e mire dhe e qelluar, por kur ata i pyten per emra , Rita u ndal te nje shtepi e huaj dhe tha se ajo ishte shtepia e tyre * ajo gjate kohes kur fliste e preku Dianen ne krah , dhe Diana e preku Deën.Ato u kuptuan.Edhe Adea e kuptoi se qfare po mundoheshin te thonin*.
-Ne rregull atehere - tha Amari -Mirupafshim vajza.
Vajzat hyne brenda ne ate shtepi, kinse ishte shtepia e tyre dhe djemte u larguan.Ato degjuan hapat e atyre djemve duke u larguar dhe ne fund Dea tha:
"Phuuuu, shpetuam per nje fije!".
Vazhdon....

No comments:

Post a Comment