Wednesday, August 31, 2016

EPO, E DI SI JANE DJEMTE- p.1
Thjesht nuk mund ta kuptoj, si munden ta bejne kete.... Si munden qe ti vejne ne gracken e tyre vajzat? Epo ndoshta edhe ne ndonjehere tregohemi aq naive sa qe edhe ne ua lehtesojme atyre gracken qe pregatitin
per ne. Ata thjeshte dine.... Epo te dale ne teme me mire.
Nuk e di a ju ka ndodhur ndonjehere mirepo e dini djemte... Epo disa djeme i dine disa gjera, ata munden qe ti vejne ne gracken e tyre vajzat dhe ti bejne per budallaqe, shumicen e atyre vajzave qe i vejne ne gracke nuk i duan, thjeshte duan te bejne shaka me to dhe ato te gjorat mendojne se i dashurojne. O  sa me dhimbsen, mendojne se i duan , e nuk e dine se ndoshta ato jane vetem njera nga 100 vjazat qe i kane shtire ne gracken e tyre dhe se deri me sot kurre nuk kishte qene aq budallaqe sa te binte ne ato gracka dhe te tregohej aq naive Nje djale, kur te pelqen nje vajze disi mundohet qe ta beje per vete dhe une cuditem se si arrijne ta bejene kete. Psh ata me ane te disa ngacmimeve te cilat i bejne si shaka, mund ta bjene zemren e nje vajze per vete. E
E mbaj ne mend nje rast kur ishte nje vajze , thonin se ajo vajze ishte shume e urte, e  sjellshme dhe shume e zgjuar qe ndonjehere te binte ne keto lloj grackash te ketyre djemve. Mirepo nje dite erdhi nje nxenes i ri ne shkollen e saj, nje nxenes i ri....
Kuj do t'ia merrte mendja se qfare do te bente nje nxenes i ri ne jeten e saj. Besoj se tashme e dini se si do te vazhdoje historia mirepo une prape po e shkruaj ate. Keshtu , ky nxenesi i ri erdhi edhe si banor i ri ne lagjen e kesaj vajze. Nuk ishin ne nje klase mirepo banonin ne nje lagje dhe kishin shtepite afer njeri-tjetrit keshtu qe tani do tu binte te kalonin kohe familjet e ketyre dyve me shume. Kjo vajza gjithmone dilte ne shtepia ne oren 7 te pasdites dhe ulej ne nje qosh ne kopshtin e shtepise se saj dhe aty humbej ne mendimet e veta. Qoshi ku ajo ulej , ne njeren ane ishte i rrethuar nga muri i kopshtit te shtepise se nxenesit te ri. Nxenesi i ri apo te themi me mire djali e kishte verejtur se si dilte dhe ulej gjithmone aty dhe lexonte,shkruante dicka apo vetem ulej dhe thellohej ne mendimet e veta. Ai i kishte pyetur edhe disa shoke te tij per te mirepo te gjithe ia kishin dhene pergjigjjen e njejte per te;
"Ajo eshte thjeshte nje primitive qe nuk ka qene kurre ne lidhje me asnje djale, thone se eshte kinse shume  e zgjuar per te rene ne grackat e djemve.Gjithsesi asnje djale tani nuk eshte i interesuar per te". Mos do te behej ai i pari te interesohej per te?
 Nje dite kur ai e pa ate duke dale nga shtepia e saj dhe duke shkuar te ulej te qoshi i saj ,ai vendosi qe ti fliste. Sa e bukur dukej ate dite, syte e saj jeshil vezellonin nen driten e diellit dhe floket e drejte qiri dhe pis te zinj ishin te leshuar ne krahte e saj. Si ishte e mundur qe asnje djale nuk ishte i interesuar per te? E pa, doli nga shtepia dhe u drejtua per te qoshi i saj, u ul atje dhe tani ishte gati qe ti fliste. Morri fryme thelle dhe u nis per tek hapsira ku mund te shihte ate me lehte. U afrua me hapa te ngadalshem drejt saj dhe si me gjysme zeri qe i dridhej qe ishte para saj tha:
"Hej".
Vazhdon....

No comments:

Post a Comment